Duke filluar nga viti 2008 filloi me prodhimin e transformatorëve distributiv energjetik të fuqive nga 50-1250 kVA të tensioneve nga 10-35kV, prodhim të cilin në bashkepunim me kompanin “ART-TRA” nga Italija e ka përvetësuar në tërsi. Nga kompania “ART-TRA” furnizohemi me lendë të parë, gjysem-prodhime, teknologji dhe licencë.
Për prodhimin e kryer ekipet tona profesionale bëjne verifikimin e cilësisë së prodhimit gjate procesit të prodhimit në fazat prodhuese, matjet elektrike, përpilimin e listave për shqyrtimin e transformatorëve. Për formimin e listës së atestimit aplikojme disa tipe të testeve duke u bazuar në standardet IEC 60076, IEC 60137, IEC 156 si dhe standardet tjera varësisht nga kërkesat e veqanta të punëdhënësit për pjesë dhe operacione në tërsi.
Bazuar në standardet në fjale dhe të gjitha llojet e testimeve të cilat aplikohen në kompaninë tonë janë :
- Testi i shpërthimit dielektrik te vajit ,
- Testimi i rrymave të lidhjes së shkurtër ,
- Matja e rezistencës së mbështjellës ,
- Matja e rezistences se izolimit me tension veçmas,
- Matja e koefiçientit të transformimit-grupit vektorial,
- Matja e humbjeve dhe rrymat e punës pa ngarkesë,
- Prova e izolimit me tension të induktuar 150 Hz,
- Testi i mbrojtjës i mbrojtjes gazore-buchollc-it,
- Matja e te gjitha tokëzimeve
Me tutje ne kompaninë “Aulona” se bashku me partneret tanë ofrojmë edhe:
- Projektim,furnizim dhe ekzekutimin e të gjitha punëve për kompletimin e trafostacioneve
- Matjet,shqyrtimet dhe lëshuarën e atesteve për transformator në tërësi
- Me makina bashkëkohore me kapacitet 1T/h dhe 6T/h kryejmë filtrimin e vajit për transformator
- Shërbime të ndryshme transportuese dhe montuese me kamion vetëngarkues
Në kooperim me “ART-TRA” nga Italia kryejmë shërbime në:montim, kompletim,filtrim-tharje të vajit; shqyrtim; atestim dhe lëshuarje në punë të transformatorëve të fuqive deri 31.5MVA; kurse të gjitha këto shërbime për transforma- torët e fuqive deri 220 MVA i kryejmë në kooperim me ETRA 33 nga Lubjana.